Botë
Beograd, nxënësi vrau rojën, plagosi pesë fëmijë
03.05.2023 12:45
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në Beograd, Serbi....

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në Beograd, Serbi. Sipas mediave serbe, ka pasur të shtëna me armë zjarri në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar, rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm. Mësohet se një djalë 14-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri dhe ka vrarë një roje dhe ka plagosur të paktën pesë nxënës, si dhe një mësuese.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ministrat, Branko Ruzhiç dhe Danica Grujiçiç, si dhe Veselin Miliç, shef i Departamentit të Policisë për qytetin e Beogradit. Tre prej nxënësve janë transferuar në Tirsovë, ku njëri prej tyre është në rrezik për jetën, ku i njëjti ka hyrë në sallë të operacionit me lëndime në kokë, ndërsa dy të tjerë janë në terapi intensive. Policia ka bërë të ditur se i mituri është arrestuar, ndërsa arma që është përdorur dyshohet të jetë e babait të nxënësit.
