Leeds shkarkon Garcian, emëron trajner Sam Allardyce

03.05.2023 14:46

Pas vetëm 12 ndeshjesh në krye të ekipit, Leeds shkarkoi trajnerin Javi Garcia për shkak të rezultateve të dobëta të skuadrës....

Pas vetëm 12 ndeshjesh në krye të ekipit, Leeds shkarkoi trajnerin Javi Garcia për shkak të rezultateve të dobëta të skuadrës. Klubi konfirmoi se për katër ndeshjet e mbetura Sam Allardyce do të jetë menaxheri i ri i ekipit, me të vetmin qëllim, mbijetesën në Premier League. Sipas mediave angleze, Allardyce do të marrë një pagë prej 500 mijë paund për këtë periudhë, por do të ketë një bonus prej 2.5 milionë funte nëse Leeds do të qëndrojë në Premier League edhe për stinorin e ardhshëm.
 
Leeds aktualisht është në vendin e 17-të në rënditjen e kampionatit më të fuqishëm anglez dhe ka të njëjtin numër pikësh si Nottingham Forest që është i fundit në zonën e rënies. Lufta për mbijetesë në Angli do të jetë jashtëzakonisht interesante deri në fund, me ekipe si Everton, Nottingham, Leeds United dhe Leicester, që mund stinorin e ardhshëm të luajnë në Championship, bashkë edhe me Southampton, që thuajse ka rënë një kategori më poshtë.