Messi largohet nga PSG
03.05.2023 14:48
Drejtuesit e Paris Saint-Germain nuk do të rinovojnë kontratën me Lionel Messin, raporton gazeta prestigjioze franceze “L’Equip”....

Drejtuesit e Paris Saint-Germain nuk do të rinovojnë kontratën me Lionel Messin, raporton gazeta prestigjioze franceze “L’Equip”. Pas Kupës së Botës, argjentinasi nuk është në nivelin e tij të njohur dhe shumë shpesh tifozët e klubit e kanë pritur me fishkëllima, ndërsa kulmi i mosmarëveshjeve ishte kur Messi shkoi me pushime familjare në Arabinë Saudite.
Sipas pretendimeve të mediave të shumta franceze, argjentinasit fillimisht iu dha leja për të udhëtuar pas duelit të xhiros së 33-të të Ligue 1 me Lorient, por pas humbjes 3:1 leja iu hoq. Messi e injoroi atë dhe shkoi gjithsesi në Lindjen e Mesme, gjë që i dha atij një pezullim dy javor. Gjatë kësaj kohe ai nuk do të punojë me ekipin dhe do të stërvitet individualisht, ndërsa më pas, klubi do të marrë masa të reja.
Duke qenë se kontrata e tij skadon në fund të sezonit, ka shumë gjasa që nga sezoni i ardhshëm Messin ta shohim në një ekip tjetër. Tashmë spekulohet se është i mundur një rikthim në Barcelonë apo një largim në Arabinë Saudite, gjë që është një opsion shumë më real duke marrë parasysh vështirësitë financiare me të cilat përballet gjiganti nga Spanja. Messi erdhi në Paris në verën e vitit 2021 dhe në dy sezonet e fundit luajti 71 ndeshje për klubin në të gjitha garat, duke shënuar 31 gola dhe duke regjistruar 34 asistime.
