Real Madridi fiton ndeshjen e parë në Beograd

03.05.2023 14:52

Basketbollistët e Real Madrid në ndeshjen e tretë të çerekfinales së Euroligës me rezultatin 82:80 e mundën Partizanin....

Basketbollistët e Real Madrid në ndeshjen e tretë të çerekfinales së Euroligës me rezultatin 82:80 e mundën Partizanin. Kjo fitore ishte e rëndësishme për spanjollët, pasi tani rezultati në ndeshje të fituara është 2:1 në të mirë të Patizanit.
 
Vendimtare për fitoren e skuadrës “mbretërore”, ishin tri pikët e shënuara nga Williams-Goss, në 25 sekonda para përfundimit të ndeshjes kur Reali avancoi me 80-77. Pas kësaj kroati Hezonja, ishte preciz nga goditjet e lira dhe vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes 82-77. Ndeshja e katërt mes këtyre dy skuadrave do të luhet të enjtën po në Beograd.