Lakers mposhtin kampionët në gjysmëfinalen e parë
03.05.2023 14:53
Los Angeles Lakers në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së konferecës me rezultatin 117:112 e mundën Golden State Ëarriors...

Los Angeles Lakers në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së konferecës me rezultatin 117:112 e mundën Golden State Ëarriors. Që qendër të vëmendjes në këtë ndeshje ishte Anthony Davis i Lakers, që dominoi në të dyja pjesët e fushës. Ai ndeshje e përfundoi me 30 pikë dhe 23 kërcime. Ndërsa në anën tjetër LeBron James, ariti të shënojë vetëm tre tresha nga tetë goditje, por ndeshjen e përfundoi me 22 pikë. Ndeshja e dytë në program është të enjtën dhe sërish vendas do të jetë skuadra e Golden State.
New York dhe Miami barazojnë në serinë e fitoreve
Në Konferencën e Lindjes, New York Kincks dhe Miami Heats kanë barazuar rezultatin në 1:1 në fitore. Skuadra e New York, në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales me rezultatin 111:105 e mundi Miami. Më i spikatur në këtë ndeshje ishte Jalen Brunson i New York. Skuadra udhëtuese në këtë ndeshje luajti pa yllin e tyre Jimmy Butler.
Joel Embiid MVP i pjesës së rregullt
Basketbollisti i Philadelphia Sixers Joel Embiid, është shpallur lojtari më I mirë I pjesës së rregullt (MVP) tëNBA-së, bënë të ditur drejstuesit e kampionatit më të mirë në botë. Kamerunasi me pasportë francize, në garën për MVP, e mundi Nikola Jokiç. Embiid (29), është basketbollisti i dytë afrikan që mer këtë çmim, duke iu bashkuar nigerianit Hakeem Olajuëon (1993-94).