Maqedoni
Pacientët me fibrozë kërkojnë ilaçin për të gjithë pacientët
03.05.2023 15:42
Pacientët me fibrozë cistike protestuan para Ministrisë së Financave...

Pacientët me fibrozë cistike protestuan para Ministrisë së Financave, ndërsa dolën pjesërisht të kënaqur nga takimi në këtë ministri ku negociuan për blerjen e ilaçit “Trikafta”. Nga kjo shoqatë thonë se është rënë dakord që të sigurohet ilaçi edhe për 18 pacientë të tjerë, përveç 12 pacientëve që tashmë po e marrin. Ata kanë mbetur në kërkesën që të sigurohet ilaç, për të gjithë pacientët me këtë sëmundje.
“Ne shprehëm kërkesat tona, që janë të gjendet një zgjidhje sistematike për ilaçin , të mos ketë ndalesë dhe të sigurohet për të 80 pacientët. Më 25 prill me vendim të Qeverisë do të mbulohen ata që janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe mesatare. Ata kanë një vlerësim se këta janë plus 18 pacientë, përveç 12 që po marrin tashmë. Më 10 maj duhet ta konfirmojnë zyrtarisht atë vendim dhe të vazhdojnë negociatat me kompaninë për të sjellë ilaçin.”, - deklaroi kryetari i Shoqatës me fibrozë cistike, Fiki Gaspar.
“Në Evropë të gjithë pacientët e marrin këtë ilaç, e kanë në dispozicion edhe në vendet e rajonit, po ashtu pacientët e marrin këtë ilaç dhe nuk e shoh të arsyeshme pse jetët tona do të vlenin më pak në krahasim me pacientët e tjerë të vendeve tjera.”, - theksoi Ivana Atanasoska nga Shoqata me fibrozë cistike.
Në Maqedoninë e Veriut me këtë sëmundje janë regjistruar rreth 140 persona. Deri më tani, shteti ka siguruar terapi për 12 prej tyre, gjendja e të cilëve është shumë e rëndë dhe funksioni i veshkave është nën 60%. Nga shoqata me fibrozë cistike paralajmërojnë sërish që do të protestojnë, nëse nuk sigurohet ilaçi “Trikafta”.
VLORA LATIFI TOPOJANI
