Kovaçevski në Këshillin e Sigurisë-OKB, na nevojitet paqe, tani, menjëherë

03.05.2023 19:52

Në debatin kushtuar paqes, në Këshillin e sigurisë....

Në debatin kushtuar paqes, në Këshillin e sigurisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski, ka porositur se zgjidhja e konflikteve duhet të bëhet në mënyrë paqësore, me solidaritet, dhe duke u angazhuar në mënyrë aktive për zvogëlimin e vuajtjeve gjithkund ku është e nevojshme.

Potencoi se RMV është shembull për zgjedhjen e kontesteve të hapura brenda shtetit dhe me shtetet fqinje.

“30 vitet e fundit ne sollëm shumë vendime të rënda por edhe vizionare dhe të guximshme që na mundësuan që sot të jemi vend anëtarë i NATO-s, dhe të kemi të filluara negociatat me Bashkimin Evropian , me gjuhë maqedone, identitet dhe kulturë të mbrojtur dhe të pranuar. Nga vendi që para 30 viteve ishte nikoqir i misioneve paqëruajtëse, sot jemi faktor i stabilitetit dhe nikoqir i negociatave mes vendeve të tjera” – tha  Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski.

Theksoi se përgjegjësia për ndërtimin e paqes është tek qeveritë e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara. Me këtë rast Kovaçevski nuk la pa përmendur edhe agresionin rus ndaj Ukrainës.

“Edhe kësaj rradhe RMV fuqishëm qëndroi në anën e vërtet të historisë, në anën e botës demokratike dhe të lirë, në anën e të drejtës të çdo vendi për vetëvendosje. Sot të gjithë ne së bashku duhet sërish të qëndrojmë në anën e paqes dhe sërish të zotohemi për respektimin e Kartës së Kombeve të Bashkuara” – u shpreh Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski.

RMV është e shqetësuar për krizën që po i bën presion Kombeve të Bashkuara, andaj porositi që duhet të veprojmë më herët për paqen që na nevojitet.

Është hera e parë që një Kryeminisitër i RMV-së i drejtohet Këshillit të sigurisë pranë OKB-së. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)