Konjufca: Propozimi i ekipit menaxhues ishte tronditës

03.05.2023 19:17

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, Elbert Krasniqi....

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, Elbert Krasniqi, ka liruar nga detyra katër anëtarët serbë që ishin të ngarkuar për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, i cili u prezantua mbrëmë në Bruksel, por i njëjti u refuzua nga kryeministri, Albin Kurti.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka vlerësuar se qëndrimet e ekipit menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të prezantuara në Bruksel kanë qenë tronditëse, pasi i njëjti parashihte një Republikë serbe brenda Kosovës. Konjufca njëherit ka akuzuar qeveritë e kaluar për emërimin e këtij ekipi, duke shtuar se ata nuk kanë lidhje me interesat e Kosovës.