Itali, rojet bregdetare shpëtojnë mbi 2,100 emigrantë

16.02.2015 18:10

Roja bregdetare e Italisë ka shpëtuar mbi 2,100 emigrantë nga anijet e pasigurta në detin Mesdhe...

Shërbimet emergjente të Italisë kanë thënë se emigrantët po vinin nga Libia dhe se janë nxjerrë nga 12 anije pranë ishullit të Italisë, Lampedusa.

Ministria e Transportit e Italisë ka thënë se disa roje bregdetare janë kërcënuar nga persona të armatosur, që u janë afruar atyre me një motoskaf nga Libia. Të armatosurit kanë detyruar italianët t’iu japin një anije që është përdorur nga emigrantët.

Rreth 3,200 njerëz kanë vdekur në vitin 2014 derisa kanë bërë përpjekje të arrijnë në Itali me anije nga Afrika e Veriut.