120 vjetori i vdekjes së Goce Dellçevit, nuk ka shënim të përbashkët me Bullgarinë

04.05.2023 10:02

Vendi ynë sot shënon 120 vjetorin...

Vendi ynë sot shënon 120 vjetorin e vdekjes së revolucionarit maqedonas, Goce Dellçev. Me këtë rast delegacionet shtetërore  vendosën lule në varrin e tij në kishën “Shën Spasi” në Shkup.

Lule në varrin e tij, vendosi presidenti Stevo Pendarovski, si dhe një delegacion i Kuvendit, i udhëhequr nga nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski, në përbërje të të cilit janë edhe Daniella Nikollova, Merita Kolçi-Koxhaxhiku dhe Velika Serafimovska Stojkovska.

Për dallim nga 4 shkurti të këtij viti, kur në shënimin e ditës së lindjes së Goce Dellçevit arriti një delegacion zyrtar nga Sofja, tani një gjë e tillë nuk u paralajmërua. Në konferencë për shtyp në Sofje, më 27 prill të këtij viti, u.d. ministri i punëve të jashtme të Bullgarisë, Nikollaj Millkov, tha se nuk është arritur marrëveshje me Republikën e Maqedonisë së Veriut për shënimin e përbashkët të vdekjes së Dellçevit më 4 maj, edhe pse ka pasur marrëveshje dhe praktika të tilla në vitet e kaluara. Për shkak të shënimit të 120-vjetorit nga vdekja e Goce Dellçevit, MPB prej dje ka vendosur regjim të posaçëm në komunikacion, duke informuar se e mbyllur për qarkullim do të jetë rruga “Samoillova”.