Bashkëpunimi opozitar, Alternativa autorizon Gashin të nisë bisedimet

04.05.2023 11:45

Alternativa ka autorizuar kryetarin e saj, Afrim Gashi....

Alternativa ka autorizuar kryetarin e saj, Afrim Gashi, që të bisedojë për bashkëpunim të mundshëm me bllokun opozitar.

“Kryesia Qendrore e autorizoi kryetarin Afrim Gashi që të bisedojë për çdo bashkëpunim eventual, qoftë ai bashkëpunim në suaza të Parlamentit ose edhe për bashkëpunim tjetër koalicionues. Për një gjë të gjithë jemi të sigurt. Qytetarët kërkojnë dhe presin ndryshim dhe ne jemi të detyruar t’i përgjigjemi kërkesës së tyre. Para nesh janë disa sfida, ndërsa Alternativa që sonte shfaq gatishmëri të plotë për bashkëpunim në interes të qytetarëve. Për të gjitha detajet do të njoftoheni në të ardhmen.”, - tha zëdhënësi i partisë, Orhan Murtezani.