Kryeparlamentari Xhaferi, pjesëmarrës në Asamblenë e 61 të PABSEK
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, do të marrë pjesë në Asamblenë e përgjithshme të rregullt të 61-të të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të (PABSEK) në Ankara, Republika e Turqisë, me ftesë të kryetarit të PABSEK-ut, prof. dr. Mustafa Shentop.
Xhaferi, në cilësinë e mysafirit special do të drejtohet në seancën solemne me rastin e 30-vjetorit të PABSEK-ut, në pjesën Samiti i kryetarëve të parlamenteve me temën: “30-vjetori i PABSEK-ut: Gjeografia e përbashkët, vizioni i përbashkët, ardhmëria e përbashkët”.
Në seancën e njëjtë plenare, me fjalën e vetë përshëndetëse do të drejtohen edhe prof. dr. Mustafa Shentop, kryetar i PABSEK-ut . Sipas Programit, është parashikuar edhe miratimi i Deklaratës së përbashkët të kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi dhe ndarja e Medaljeve të Nderit të PABSEK-ut.
