Anulohet seanca për Llaskarcën, ekspertët do të dëshmojnë më 30 maj
U anulua seanca e sotme gjyqësore për aksidentin e autobusit të“Durmo Turs”...

U anulua seanca e sotme gjyqësore për aksidentin e autobusit të“Durmo Turs” i cili ka ndodhur në vitin 2019-të në Llaskarcë të Shkupit, në të cilin kanë humbur jetën 16 persona dhe mbi 30 të tjerë janë lënduar.
Siç njoftojnë nga gjykata, palët janë njoftuar që seanca e radhës të mbahet më 30 maj, ku pritet të dëshmojnë ekspertët të cilët e kanë përgatitur ekspertizën e komunikacionit.
Avokatët e pjesëtarëve të kompanisë “Durmo Turs”, me superekspertizën pretendojnë t’ia hedhin fajin vetëm shoferit të autobusit, duke shmangur përgjegjësinë për gjendjen e rregullt teknike të autobusit.
Nga ana tjetër, avokati i shoferit të autobusit, pretendon që shoferi nuk ka faj, por ka kompania, pasi që autobusi nuk ka qenë në gjendje të rregullt teknike.
Prokurori konteston përgatitjen profesionale të ekspertit, ndërkaq familjarët e viktimave, vlerësojnë se deklaratat e Zekirit nuk janë të qëndrueshme dhe se ka pasur ndërhyrje të vazhdueshme nga kolegët e tij, të cilët kanë qëndruar pranë tij.
