Përmbytjet në Itali, dy viktima, aktivizohet ushtria

04.05.2023 12:57

Dy persona kanë humbur jetën....

Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa disa të tjerë janë shpallur të humbur si pasojë e përmbytjeve që kanë përfshirë tashmë prej disa ditësh disa rajone të Italisë.

Deri në këto momente konfirmohen se viktimat janë dy të moshuar në  Castel Bolognese dhe Fontanelice, teksa një person tjetër është bllokuar në rrënoja pas shembjes së një banese.

Shkollat do të qëndrojnë të mbyllura dhe gjatë ditës së sotme, teksa shumë akse rrugore dhe hekurudhore janë bllokuar nga prezenca e ujit.

Ushtria është dislokuar për t’iu ardhur në ndihmë civilëve në nevojë dhe deri në këto momente 250 persona janë zhvendosur në një zonë më të sigurt.