Sulmi tragjik në Serbi, Kurti, ngushëllime për viktimat dhe familjet e tyre

04.05.2023 13:25

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për viktimat dhe familjet e tyre, pas sulmit të armatosur në Beograd të Serbisë. Kurti, po ashtu ka uruar shërim sa më të shpejtë për të lënduarit.

“Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për viktimat e të shtënave në shkollë në Beograd dhe për familjet e tyre. Gjithashtu u uroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve në këtë ngjarje tragjike”, ka shkruar ai në Twitter.