Server, për dialogun Kosovë- Serbi: Dialogu nuk po funksionon
Daniel Server, eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit...

Daniel Server, eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit, deklaroi se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë nuk po funksionon. Me një konstatim të tillë ai doli pas takimit të fundit të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë në Bruksel.
“BE-ja po paralajmëron për dhunë të mundshme për shkak të këtij ngërçi. Beogradi ka shkaktuar disa herë dhunë gjatë vitit të kaluar në veri të Kosovës me shumicë serbe. Serbia po përpiqet të tregojë se Kosova nuk mund të qeverisë atje dhe të bëjë që amerikanët dhe evropianët të bindin Prishtinën që ta lejojë Beogradin ta bëjë këtë përmes Asociacionit”, shkroi Serveri në një analizë të tij.
Ai më tej u shpreh se Kurti nuk po blen, jo vetëm sepse dëshiron të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, por edhe sepse Serbia, ShBA-ja dhe BE-ja po i ofrojnë pak në këmbim.
Në analizë, analisti amerikan thotë se Kosova dhe Serbia nuk janë të gatshme që të përmirësojnë marrëdhëniet dhe se sipas tij asnjë marrëveshje përfundimtare nuk është në horizont.
