Eksplodime në Kiev, Zelenski në Hagë

04.05.2023 14:02

Sulm i ri me dron në Rusi....

Sulm i ri me dron në Rusi. Një rafineri nafte është goditur në jug të vendit, por  nga zjarri që pasoi nuk ka pasur viktima. Moska e drejtoi sërish gishtin nga Kievi. Ukraina rrallë merr përgjegjësinë për sulme të shpeshta me dron, thotë ajo. Më herët, Kremlini akuzoi se Kievi tentoi të vriste Putinin me një dron.

Nga ana tjetër, Zelenski hodhi poshtë akuzat duke thënë se autoritetet ruse po kërkojnë justifikime për sulmet terroriste në Ukrainë. Një ditë pas akuzave të ndërsjella, shpërthime të reja zgjuan Kievin. Sirenat u dëgjuan edhe në Zaporozhye dhe Odessa.

Sulmet ajrore vijnë në të njëjtën kohë kur presidenti ukrainas Zelenski ndodhet në një vizitë të paparalajmëruar në Holandë për bisedime me kryeministrin Rutte. Ai do të vizitojë gjithashtu Gjykatën Penale Ndërkombëtare, e cila po heton krimet e dyshuara të luftës ruse në Ukrainë.