Trepça fiton ndeshjen e parë të serisë finale ndaj Pejës
04.05.2023 15:06
Skuadra e Trepçës ka shfrytëzuar përparësinë e terrenit vendas.....

Skuadra e Trepçës ka shfrytëzuar përparësinë e terrenit vendas për ta fituar ndeshjen e parë të serisë finale në kuadër të mbiluajtjes ndaj Pejës në Superligën e Kosovës në basketboll.
Minatorët ndeshjen e parë e fituan, me rezultat 94:86.
Jamel Artis ishte lojtari më i dalluar te Trepça, me 27 pikë të shënuara, i ndjekur nga Ken Broën me 24 pikë dhe Will Daniels me 19 pikë.
Ndërkaq te Peja, Larry Thomas shënoi 23 pikë, ndërsa Devoe Joseph shtoi 16 pikë. Ndeshja e dytë do të zhvillohet në palestrën "Karagaçi" në Pejë dhe pritet të jetë një tjetër përballje e zjarrtë.