Maqedoni

VMRO-DPMNE: Kontrata e korridorit 8 dhe 10-D e dëmshme

04.05.2023 15:09

LSDM dhe BDI e kanë varrosur të drejtën e maqedonasve....

LSDM dhe BDI e kanë varrosur të drejtën e maqedonasve. Qeveria po fsheh marrëveshjen për korridorin 8 dhe 10-D, reagojnë nga partia opozitare VMRO-DPMNE. Sipas tyre, brenda në kontratë ka marrëveshje të dëmshme.
 
“Është më se e qartë pse qeveria ua fsheh qytetarëve këtë kontratë të dëmshme, ku mbi bazën e penaliteteve tashmë janë paguar rreth 120 milionë euro, pa u vendosur asnjë gur, ku është planifikuar një javë pune 60 orëshe, ku shkelen ligjet për urbanizëm, ku do të ketë ndërtim pa leje, ndërtime në zona arkeologjike etj. Dikush do të mbajë përgjegjësi për këtë kontratë të dëmshme, duhet të ketë përgjegjësi!”, - thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.
 
LSDM: Kontrata është në dobi të qytetarëve
 
Nga LSDM reagojnë duke thënë se partia ka deklaruar publikisht qëndrimet e tij rreth shqyrtimit të kontratës.
 
“Dhe kjo është se deputetët e VMRO-DPMNE-së, sepse kërkojnë që edhe pse e kanë marrëveshjen nga të ashtuquajturit sinjalizues, ata  e kërkojnë kontratën për inspektim, për të përcaktuar se në cilin komision dëshirojnë që të shqyrtohet. Në momentin kur ata përcaktojnë dhe tregojnë se cili komision do të shqyrtojë kontratën, menjëherë do të mblidhet komisioni dhe do të shqyrtohet kontrata, natyrisht sipas procedurës për shqyrtimin e kontratave të tilla.”, - theksoi deputetja e LSDM-së, Snezhana Kaleska Vançeva.
 
Kaleska shtoi se marrëveshja do të zbatohet dhe nuk do të jetë e dëmshme, marrëveshja do të monitorohet dhe qytetarët e RMV-së do të shohin dritën e këtij projekti.
 
SEDAT SELIMI