Celtics e barazojnë serinë e ndeshjeve ndaj Philadelphia
04.05.2023 15:16
Boston Celtics kanë barazuar rezultatin e ndeshjeve...

Boston Celtics kanë barazuar rezultatin e ndeshjeve të fituara në kuadër të rrethit të dytë të mbiluajtjes të NBA-së.
Këta në ndeshjen e dytë të “play off-it”, me rezultatin 121-87 në palestrën e tyre e mundën Philadelphia.
Kjo ndeshje u vendos në çerekun e tretë të cilën Boston-i, e fitoi me 35:16 falë tre pikëshave të shënuar 7 nga gjithsej 20 goditjeve.
Më i spikaturi i kësaj përballje ishte Jalen Brown (Boston Celtics) i cili realizoi 25 pikë.
Në anën tjetër, tek 76ers u dallua Joel Embiid me 15 pikë.
Ndeshja e ardhshme mes këtyre dy skuadrave të Konferences Lindore zhvillohet në mëngjesin e së shtunës.