Maqedoni
Ndryshime në Ligjin për përmbarim, LSDM: Fundi i kamatës së madhe, ndëshkuese
04.05.2023 15:20
Qytetarët më në fund do të mund të lirohen pak nga përmbaruesit, pasi që në Kuvend po bëhen përgatitje për ndryshime ligjore...

Qytetarët më në fund do të mund të lirohen pak nga përmbaruesit, pasi që në Kuvend po bëhen përgatitje për ndryshime ligjore që qytetarët mos jenë debitorë të përjetshëm dhe rober të kamatave dhe interesave para përmbaruesve. LSDM dhe shumica parlamentare kanë dorëzuar amendamente për ligjet që kufizojnë kamatat e borxheve, pra nuk mund të jenë më të larta se borxhi dhe afati i parashkrimit të shkurtohet nga 10 në 5 vjet.
“Me ndryshimet e propozuara në Ligjin për marrëdhëniet e detyrimeve dhe Ligjin për përmbarim, kamata penale nuk do të mund të jetë më e madhe se borxhi. Kjo do të thotë se në një situatë kur shuma e kamatës së akumuluar dhe të papaguar e arrin shumën e borxhit kryesor, interesi ndalon të rrjedhë ose praktikisht për një borxh prej 1.000 denarë, shuma maksimale e kamatës duhet të jetë 1000. Gjithashtu, propozimi për ndryshime ligjore parashikon shkurtimin e afatit të parashkrimit nga 10 në 5 vjet nga vlefshmëria e vendimit. Praktikisht kjo nënkupton ulje të mundësisë së akumulimit të interesit, por edhe nxitje për arkëtim më të shpejtë nga kreditorët.”, - deklaroi deputetja e LSDM-së, Snezhana Kaleska Vançeva.
Duke sqaruar se pse këto ndryshime janë në interes të qytetarëve, deputetja Kaleska Vançeva u bëri thirrje të gjithë deputetëve që t'i mbështesin ndryshimet që ato të miratohen sa më shpejt. Edhe avokati i popullit, Naser Ziberi, vitin e kaluar, në tetor, ka dorëzuar një iniciativë në Qeveri me të cilën propozohet që përmbaruesit të mos mund të paguajnë kamatë ndëshkimore për një kohë të pacaktuar. Ideja e ndryshimeve të propozuara është që kamata ndëshkuese të mos jetë më i lartë se borxhi bazë, pra kur interesi të arrijë shumën e borxhit publik, aty të mbarojë.
SANIJE DURAKU
