UEFA publikon renditjen me të re për klube, Shkëndija mbetet skuadra më e mirë shqiptare
Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA....

Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA ka publikuar listen me rënditjen e klubeve që janë pjesë e kësaj organizate. Sa i përket klubeve shqiptare, por edhe kampionatit vendor më së miri qëndron Shkëndija e Tetovës që vazhdon të rënditet e 151-ta, me koeficient 9.5.
Pas tyre mbetet Shkupi në pozitën e 185 me koeficinetin prej 7.0. Skuadra më e mirë kosovare është ajo e Gjilanit e cila vazhdon të mbajë pozitën e 199-të, pa ndryshuar edhe koeficientin.
Nga Kampionati kombëtar shqiptar skuadra më e mirë e renditur në UEFA, është ajo e Laçit që mban pozitën e 174.
Në pozitën e parë sa i përketë klubeve evropiane me konficentin më të mirë rezulton të jetë Manchester City që ka shtypur në pozitën e dytë Bayern Munich, teksa pas tyre rënditen dy ekipet tjera angleze,Chelsea e Liverpool, kurse kampioni aktual i ligës së kampionëve Real Madrid mbyll top pesshën.
Sipas UEFA-së Premier Liga vazhdon të mbetet liga me e mirë, duke u pasuar nga La Liga dhe Bundesliga.
Liga e parë e Maqedonisë së Veriut vazhdon të jetë ndër kampionatet më të dobëta në kontinentin e vjetër, ku mban pozitën e 52 nga gjithsej 55 kampionate. Kosova është e 33, ndërsa Shqipëria mban pozitën e 49-të.
