Botë

Luftimet në Sudan, Guterres: Kjo është një fatkeqësi humanitare

04.05.2023 15:40

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Guterres, bëri thirrje për t'i dhënë fund luftimeve në Sudan...

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Guterres, bëri thirrje për t'i dhënë fund luftimeve në Sudan dhe për mbështetje ndërkombëtare për njerëzit, të cilët po përballen me një fatkeqësi humanitare. Sipas Ministrisë Sudaneze të Shëndetësisë, mbi 500 njerëz janë vrarë dhe rreth 5.000 janë plagosur që nga fillimi i luftimeve më 15 prill.
 
“Sudanezët po përballen me një fatkeqësi humanitare. Spitale të shkatërruara. Depo të grabitura humanitare. Miliona njerëz përballen me pasiguri ushqimore. U bëj thirrje sërish palëve që të ulin tensionet, të kthehen në tryezën e bisedimeve dhe të bien dakord për një armëpushim të përhershëm. Kombet e Bashkuara janë të gatshme për të ofruar ndihmë urgjente për popullin sudanez. Kjo situatë aktuale është krejtësisht e papranueshme.”, - deklaroi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres. 
 
Guterres tha se ndihmave duhet t’iu lejohet qasja në Sudan. Mbi 300.000 njerëz janë zhvendosur brenda vendit nga luftimet dhe 100.000 janë larguar nga vendi. Nga ana tjetër, qindra studentë nigerianë u kthyen në shtëpi.
 
“Kur ishim atje, ndiheshim sikur ishim fëmijë të braktisur që nuk kishin prindër.”, - tha një studente.
 
“Ishte e frikshme, sepse ditën që filloi lufta, të gjithë ishim të frikësuar, nuk dinim çfarë të bënim, thjesht vazhdojmë të vrapojmë.”, - tha një studente tjetër. 
 
“Isha vërtet shumë i lumtur. Vajza ime ka qenë në kufi për gjashtë ditët e fundit dhe ka fjetur në rrugë. Qava duke mos ditur se në çfarë gjendje ishte.”, - u shpreh një profesor.
 
Shumë sudanezë ikin në vendet në kufi me Sudanin, duke përfshirë Çadin, Republikën e Afrikës Qendrore, Egjiptin dhe Etiopinë.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI