Maqedoni

Ministria e Arsimit: Ndërtimi i brezave të rinj, përgjegjësi e gjithë shoqërisë dhe gjithë aktorëve

04.05.2023 17:11

Ngjarjet në fqinjin tonë, Serbi, kanë alarmuar seriozisht se angazhimi dhe kujdesi institucional...

Ngjarjet në fqinjin tonë, Serbi, kanë alarmuar seriozisht se angazhimi dhe kujdesi institucional, familjar dhe individual për rritjen dhe zhvillimin e duhur të fëmijëve duhet të ngrihet në një nivel edhe më të lartë, njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Thonë se sistemi arsimor ka rol parësor në ndërtimin e të rinjve si individë që duhet të pranojnë dhe zbatojnë vlerat dhe normat reale njerëzore, etike dhe morale. Por, se çfarë brezash do të krijojmë nuk varet vetëm nga stafi mësimor dhe shërbimet profesionale në shkolla. Është përgjegjësi e të gjithë aktorëve shoqërorë. 
 
Të rinjtë sot po rriten në rrethana të ndryshme se në të kaluarën. Kohët e reja sjellin përfitime, mundësi të reja në dispozicion, por edhe shumë faktorë të rinj që mund të ndikojnë negativisht në sjelljen e fëmijëve dhe të sjellin situata me pasoja të padëshiruara. Në këtë drejtim deri më tani janë realizuar zgjidhje të shumta ligjore, projekt masa dhe aktivitete. Shërbimet profesionale psikologjike-pedagogjike në shkolla janë duke u forcuar vazhdimisht, bëhet këshillimi i nxënësve dhe prindërve të nxënësve me probleme të sjelljes të natyrës së ndryshme. 
 
Projektet për mbrojtje nga dhuna zbatohen së bashku me kompanitë përgjegjëse shoqërore dhe organizatat ndërkombëtare. Si krijues të politikave arsimore, Ministria e Arsimit dhe Shkencës së bashku me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të gjitha institucionet tjera përkatëse, në përputhje me kompetencat e tyre, menjëherë fillojmë me rishikimin e komponentës arsimore të sistemit arsimor, mekanizmave për zbulimin e sfidave dhe formave të mbështetjes për nxënësit dhe familjet. Presim mbështetje nga të gjitha palët e interesuara, publiku ekspert, sektori civil dhe joqeveritar, komuniteti i biznesit dhe partnerët ndërkombëtarë, të cilët deri më tani kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në përpjekjet për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, për mbrojtjen e shëndetit fizik dhe mendor dhe për të parandaluar dhunën e bashkëmoshatarëve dhe jo të bashkëmoshatarëve dhe kështu me radhë.
 
Hapi i parë është një takim gjithëpërfshirës me përfaqësues të komunitetit akademik dhe do të mbahet të premten në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës, ndërsa profesorë universitarë nga fusha e pedagogjisë dhe psikologjisë, sociologjisë, sigurisë dhe dhunës kibernetike e të tjera do të marrin pjesë. Pas takimit do të bëhen të ditura konkluzionet, përkatësisht rekomandimet, të cilat, siç theksuam, do të jenë hapi fillestar për ngritjen e kujdesit institucional për rritjen dhe zhvillimin e duhur të të rinjve, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU