Maqedoni

Psikologët dhe sociologët: Aktiviteti edukativ kërkon veprim të shpejtë

04.05.2023 17:32

Asnjë ngjarje nuk ndodhë pa ndonjë shkaktarë, e as ato të cilat merren në afekt...

Asnjë ngjarje nuk ndodhë pa ndonjë shkaktarë, e as ato të cilat merren në afekt, ku shfaqen shenja të niveleve të ndryshme, se diçka po ndodhë dhe diçka nuk është në rregull dhe në këto momente menjëherë duhet të reagohet, pohojnë njohësit e mirë. Ngjarja e cila ndodhi në Beograd është shumë shqetësuese, duhet të nxjerrim mësim nga kjo ngjarje e rëndë dhe të ndërmarrim masa para se të ndodhin dhe t’u gjendemi afër fëmijëve tanë, t’i dëgjojmë ata, sepse fëmijët kanë nevojë për këtë, thotë psikologja, Jordanka Çerepnallkovska – Trajkovska.
 
“Kemi dëgjuar nga një mësuese në njërën prej klasave, kur u thoshte fëmijëve, se orën e sotme do t’ia kushtoj të bisedojmë me fëmijët për rastin në fjalë dhe u tha fëmijëve se lënda nuk është shumë e rëndësishme, por e rëndësishme është ajo që ka ndodhur. Pra tretmani, tash në këto momente, kur kjo temë është aktuale, nxori në pah tregimet e ndryshme të fëmijëve dhe thjeshtë nuk besonin se kjo ka ndodhur. Pra, thjeshtë fëmijëve u dha mundësi të flasin dhe këtë qasje na duhet ta kemi ndaj fëmijëve në të gjitha sferat, e posaçërisht në arsim.”, - deklaroi psikologja Jordanka Çerepnallkovska Trajkovska.
 
Kur të ndodhë diçka flitet një apo dy ditë dhe aq, thotë profesoresha Tatjana Stojanovska-Ivanova. Ajo thotë se duhet ndryshim i përgjithshëm në shoqëri dhe strategji nacionale për parandalimin e konflikteve, por e gjithë kjo duhet të realizohet shpejt.
 
“Ekipe për trajnime, duke filluar që nga klasa e parë deri në fund të shkollës fillore, por edhe ekipe të specializuara në shkollën e mesme, me qëllim që të mund të detektohen dhe si të punohet tek shëndeti mendor.  Si të punohet në përmirësimin e vetëdijes për shoqërime të reja dhe ekipe të cilat do të ndërtojnë personalitete të përgatitura të cilat vet do të mund të ecin në malin e quajtur jetë dhe ky fëmijë nuk do ta zgjedhë rrugën e dhunës. Vetëm në këtë mënyrë ne mund të ndërtojmë kuadro të shëndosha, të cilët do të ndërtojnë një shoqëri të shëndoshë.”, - theksoi profesoresha, Tatjana Stojanovska-Ivanova. 
 
Shumë shkollojmë, por shumë pak edukojmë, në erën e globalizimit dhuna nuk po e humbë efektin dhe ajo po na bëhet përditshmëri, tha profesoresha Stojanovska-Ivanovska.       
 
FITIM KRYEZIU