Maqedoni
Sashko Georgiev u zgjodh kryetar i Këshillit Gjyqësor të RMV-së
04.05.2023 17:56
Këshilli Gjyqësor sot në mbledhje të jashtëzakonshme zgjodhi Sashko Georgiev për kryetar....

Këshilli Gjyqësor sot në mbledhje të jashtëzakonshme zgjodhi Sashko Georgiev për kryetar.
Georgiev u zgjodh në këtë detyrë me tetë vota “për” dhe katër vota “kundër”. Ai u propozua për kryetar nga anëtari i Këshillit, Hanif Zendeli. Në seancë mungoi kryetarja e shkarkuar, Vesna Dameva. Më 26 prill nga funksioni kryetare e Këshillit Gjyqësor, u shkarkua Vesna Dameva.
Zëvendësi i saj, Selim Ademi, i cili pas zënkave që kanë zgjatur disa orë dhe pasi Dameva refuzoi ta vendosë në votim pikën e cila nuk ishte në rend dite, ai e hodhi propozimin në votim. Shtatë anëtarë e mbështetën zëvendësin, i cili e mori udhëheqjen e seancës në prani të saj.
