Botë

Hetimet për korrupsion, arrestohet kryebashkiaku i Odesa-s

04.05.2023 19:43

Kryebashkiaku i qytetit-port në Detin e Zi, Odesa, është ndaluar...

Kryebashkiaku i qytetit-port në Detin e Zi, Odesa, është ndaluar. Lajmin e bënë të ditur prokurorët e anti-korrupsionit.
 
Hennadii Trukhanov ka qenë nën hetim që nga viti 2017 për akuzat për përvetësim, të cilat ai i ka hedhur poshtë.
 
Volodymyr Zelenskyy ka nisur një fushatë anti-korrupsion në Ukrainës si pasojë e të cilës janë vënë në pranga një numër zyrtarësh.
 
Ukraina shpreson që t’i bashkohet Bashkimit Europian, dhe unioni e ka bërë të qartë që Kievi duhet të luftojë korrupsionin nëse dëshiron që të bëhet vend anëtarë.