Maqedoni

Pas Damevës, ik edhe Ademi, Georgiev vjen në krye të Këshillit Gjyqësor

04.05.2023 20:10

Me propozim të anëtarit Hanif Zendeli, Sashko Georgiev ulet në krye të Këshillit Gjyqësor...

Me propozim të anëtarit Hanif Zendeli, Sashko Georgiev ulet në krye të Këshillit Gjyqësor me tetë vota për dhe 4 kundër, ndërkaq dorëheqje ka dhënë nënryetari i këtij organi Selim Ademi. Në seancë ka munguar kryetarja e shkarkuar Vesna Dameva  por, ka qenë e pranishme në seancën e fshehur paraprake, ku vendimi i parë për shkarkimin e saj është revokuar nga fillimi ndërkaq, Këshill sërish ia ka votuar mosbesimin. Mënyra e organizimit dhe mbajtjes së seancës jashta opinionit, për kryetarin e  e ri të Këshillit është bërë për arsye të  ndjeshmërisë së pikës për diskutim.

“E dimë se nuk është transparente por, kolegë,  ka një çështje: u gjetëm në situatë të atillë që në pajtueshmëri me ligjin ishte e nevojshme dhe e patjetërsueshme të diskutojmë larg opinionit. Kemi pas shumë raste të cilat janë ndjekur para opinionit, ku opinioni dhe qytetarët i kanë vlerësuar të palejuara dhe skandaloze. Për këto arsye mendoj se nuk kemi gabuar kur disa gjëra i kemi pastruar njëzëri mes kolegëve ku edhe kemi ardhur në përfundim.”, tha Sashko Georgiev, kryetar i Këshillit Gjyqësor.
 
Sashko Georgiev nuk i morri 4 vota nga kolegët e tij për shkak se shkarkimin e Damevës e konsiderojnë joligjore.
 
“Në atë punë jolegjitime kontributin e tij e dha edhe kolegu Sashko nga që votoi. Ishte i detyruar ta dinte se nuk duhej të lejonte që një organ më i lartë gjyqësor të vijë në situatë të tillë.”, tha Ivica Nikollovski, anëtar i Këshillit Gjyqësor.
 
Asociaconi “Të gjithë për gjykim të drejtë” vlerëson se Këshilli ka shkelur ligjin sërish.
 
“Ishte konfuze ngaqë thanë se kanë tërhequr vendimin paraprak. Megjthatë, ai vendim nuk ka ekzistuar sepse formalisht as nuk ishte marrë dhe as shpallur në Gazetën Zyrtare. Nuk është e qartë se si u tërhoq vendimi i cili, formalisht, nuk ishte miratuar. E dyta, thanë se në ndërkohë kanë marrë vendim të ri por, nuk e dimë a është kryer procedura e shkarkimit.”, tha Darko Avramovski nga asociaconi “Të gjithë për gjykim të drejtë”.
 
Kryetari i ri u zgjodh edhe pa u miratuar proçesevrbalet e seancave parparake dhe pa vendim për shkarkim të kryetares Dameva, vlerësojnë nga ky asociacion.
 
NERMIN MULAKI FEZULLAHU