Botë

Arrestohet autori i masakrës në Serbi, vrau tetë persona, plagosi 13

05.05.2023 10:45

Beogradi sërish është tronditur nga një shkëmbim zjarri me viktima dhe një numër të madh të plagosurish....

Beogradi sërish është tronditur nga një shkëmbim zjarri me viktima dhe një numër të madh të plagosurish. Mbrëmë vonë në një incident me armë zjarri në një fshat në periferi të kryeqytetit serb kanë mbetur të vrarë 8 persona dhe të paktën 13 të plagosur, raporton media serbe “Kurir”. Policia serbe ka arritur të arrestojë pas një ndjekjeje, 21-vjeçarin U. B i dyshuar për masakrën e mbrëmshme në fshatrat afër Mlladenovcit. Ai është gjetur dhe arrestuar në afërsi të Kragujevcit. 

Uros B. vrau 8 persona dhe plagosi 13, 7 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën. Të plagosurit që u dërguan në urgjencë janë në gjendje stabile  pas ndihmës mjekësore. I dyshuari ka precedentë penalë dhe është kundërvajtës lidhur me shkelje të Ligjit për Armët dhe Municionin. Ndërmjet 8 të vdekurve është një polic i ri që nuk ishte në detyrë në atë moment dhe motra e tij. Ai qëlloi edhe fëmijë të pafajshëm.
 
Të lënduarit nga të shtënat e natës në Mlladenoc janë trajtuar në disa spitale në Beograd dhe Smederevë.Në spitalin e përgjithshëm të Smederevës “Sveti Luka” gjatë natës janë pranuar dhjetë persona, katër kanë vdekur, tre janë transportuar më tej në Beograd, ndërsa tre janë operuar dhe janë në gjendje stabile. Një person ka plagë me armë zjarri në stomak pa lëndime në organet e brendshme, tjetri është qëlluar në pjesën e poshtme të këmbëve dhe ndodhet në repartin e ortopedisë, ndërsa i treti me lëndime të shumta të organeve dhe fraktura të hapura është gjithashtu stabile. Në vendngjarje, në terren shkuan 600 deri në 1000 policë. Gjatë kontrollit të njërës nga shtëpitë e Uroš B., është gjetur një sasi e madhe armësh dhe municion.