Maqedoni

Leksioni nga tragjedia në Beograd, MASh: Fillon revizioni i procesit arsimor

05.05.2023 11:08

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut njofton se pas ngjarjeve tragjike në Beograd...

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut njofton se pas ngjarjeve tragjike në Beograd, do të marrë masa për sigurinë e nxënësve nëpër shkolla. Psikologë, pedagogë, sociologë, ekspertë të sigurisë dhe dhunës kibernetike do të takohen sot në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës pas së cilit do të japin rekomandime dhe konkluzione se çfarë duhet ndryshuar dhe përmirësuar në sistemin arsimor. 

Pas përfundimit të takimit do të kumtohen konkluzionet, përkatësisht rekomandimet, të cilat ashtu siç theksuam, do të jenë hap iniciues për ngritjen e kujdesit institucional për rritjen dhe zhvillimin e duhur të të rinjve. Presim mbështetje nga të gjitha faktorët e interesuar, ekspertët, sektori civil dhe joqeveritar, komuniteti i biznesit dhe partnerët ndërkombëtarë, të cilët deri më tani kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në përpjekjet për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, për mbrojtjen e shëndetit fizik dhe mendor, parandalimin e dhunës nga bashkëmoshatarët, potencuan nga MASh.