Maqedoni
Shkarkimi i Damevës, reagon Komisioni për Antikorrupsion
05.05.2023 11:26
Shkarkimi i kryetares së Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, shkaktoi një varg reagimesh në opinion....

Shkarkimi i kryetares së Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, shkaktoi një varg reagimesh në opinion. Kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska, tha se ajo që po ndodh duket si një tregti e rëndë influencash.
“Ne u bëmë thirrje edhe institucioneve tjera të cilat propozojnë anëtarë për Këshillin Gjyqësor që të dalin me reagim. Të jem e sinqertë, prisja që mbase Kuvendi duhet të kishte reaguar pak më ndryshe këtu, të paktën të mblidhej një lloj komisioni mbikëqyrës, të kërkonte raport nga pjesëmarrësit në gjithë atë dramë për të thënë pse e bënë kështu, cilat ishin arsyet. Thjesht për të dhënë shpjegimin e tyre për publikun. Ky është mendimi im, mendoj se kështu është dashur.”, thotë Ivanovska.
