Maqedoni
MPB - arrestohet një adoleshent, grabiti bastoren, kërcënoi punonjësin
05.05.2023 11:41
Ministria për Punë të Brendshme njofton se zyrtarët policorë kanë arrestuar një adoleshent nga komuna e Ilindenit....

Ministria për Punë të Brendshme njofton se zyrtarët policorë kanë arrestuar një adoleshent nga komuna e Ilindenit. Sipas policisë, ai dyshohet se më 30.04.2023 ka kryer veprën penale “grabitje” në një bastore sportive në fshatin Petrovec të Shkupit, ku i ka marrë paratë punonjësit duke e kërcënuar.
“Në bisedë informative në praninë e prindërit, ai ka pranuar veprën dhe i janë gjetur një pjesë e sendeve që lidhen me krimin.”, thuhet në raportin e policisë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, kundër tij do të parashtrohet parashtresë adekuate.
