Maqedoni

Ndërtimi i korridoreve 8 dhe 10-D, Grubi: Qeveria propozon 5 ligje me yllin evropian

05.05.2023 12:08

Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar 5 propozim-ligje të cilat kanë të bëjnë me ndërtimin e korridoreve...

Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar 5 propozim-ligje të cilat kanë të bëjnë me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-D. Zëvendëskryeministri Artan Grubi njoftoi se ligjet janë me yllin evropian. Ai njëherit u bëri thirrje të gjithë deputetëve që të mos i bllokojnë këto ligje.
 
 “Qeveria në seancën e sotme ka miratuar 5 propozim-ligje të cilat do t’i parashtrojë para deputetëve. Duke pasur parasysh faktin që Bashkimi Evropian e ka vendosur në hartën e korridoreve, korridorin 8, si dhe rëndësinë e tij gjeostrategjike, bashkë me korridorin 10 vendosëm që ligjet të propozohen me yllin evropian. Lusim deputetët që të heqin dorë nga bllokadat. Nga deputetët varet nëse do të ndërtohet më shpejtë dhe më lirë ose më shtrenjtë dhe më ngadalë. Ne të gjithë bashkë në qeveri jemi për opsionin më shpejtë dhe më lirë.”, - deklaroi zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.