Kupa e Maqedonisë në futboll, ndeshja finale do të luhet në kompleksin e FFM-së

05.05.2023 14:50

Gjendja e keqe e fushës dhe infrastrukturës përcjellëse të stadiumit në Strumicë

Gjendja e keqe e fushës dhe infrastrukturës përcjellëse  të stadiumit në Strumicë, ka detyruar drejtuesit e futbollit vendor që ndeshjen finale të Kupës së Maqedonisë së Veriut ta transferojnë në Shkup.
 
Me propozim të Komisionit për Gara pranë FFM-së, komiteti i urgjenqës pranë shtëpisë së futbollit vendor ka marë vendim  që ndeshja Struga Trim Lum dhe Makedonija Gj.P.,të luhet më 20 maj në kompleksin e tyre “Petar Milloshevski”, por pa përcaktuar orën e zhvillimit. Ora e fillimit të ndeshjes do të varet nga ajo se ndriçimi do jetë apo jo në shërbim të transmetimit direkt në TVM.
 
Shkak kryesor për zhvendosjen e finales nga Strumica në Shkup, është gjendja e keqe e terrenit dhe infrasktrukturës tjetër përcjellëse në stadiumin “Bllagoja Istatov”. FFM-ja, për disa ditë me radhë me shërbimet e saja kishte ndërhyrë në terrenin e Strumicës.