Elmaz dhe Rrahmani me Napolin fitojnë titullin në Serie A

05.05.2023 14:59

Të enjten mbrëma është shkruar histori për Napolin, por edhe për një futbollist nga Maqedonia e Veriut...

Të enjten mbrëma është shkruar histori për Napolin, por edhe për  një futbollist nga Maqedonia e Veriut si dhe për  një kosovar. Skuadra e Napolit ka fituar titullin e kampionit të Serie A. Kontribut të rëndësishëm në këtë sukses të jashtëzakonshëm ka dhënë Elif Elmaz dhe  kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.
 
Skuadra e Napolit titullin e tretë kampion në historinë e saj matematikisht e siguroi pas barazimit 1:1 me Udinese. Në pesë javë para mbylljes së kampionatit Napoli ka 80 pikë ose 16 më shumë se skuadra e dytë në renditje Lazio.Napolitanët titullin e fudit kampion e kishin fituar  në vitin 1990, nëndretimin e legjendës Maradona.