Muriqi shënon golin e 13-të në La Liga

05.05.2023 15:01

Vedat Muriqi ka arritur në shifrën e 13 golave në këtë edicion të La Ligas spanjolle...

Vedat Muriqi ka arritur në shifrën e 13 golave në këtë edicion të La Ligas spanjolle. Sulmuesi i Kosovës shënoi gol të enjten mbrëma në ndeshjen e Mallorcas ndaj Gironas. Ndeshja u fitua nga Girona, që ishte vendase, me rezultatin 2:1. Më pas prizrenasi nxori penallti dhe mori përgjegjësinë për të gjuajtur nga pika e bardhë. Ishte i saktë në minutën e 80-të, kur realizoi për 1:1. Në 30 paraqitje kampionale, Muriqi ka edhe tri asistime.