Milwaukee shkarkoi trajnerin që ju siguroi titullin

05.05.2023 15:04

Mike Budenholzer, trajneri i cili në vitin 2021 me skuadreën e Milwaukee Bucks...

Mike Budenholzer, trajneri i cili në vitin 2021 me skuadreën e Milwaukee Bucks, e fitoi titullin e dytë kampion të NBA-së, është shkakruar nga detyra.  Shkak për shkarkimin e trajnerit që pas gjysmë shekulli ua siguroi titullin e kampionit, ishte eliminimi që  raundin e parë të kampionatit të cilin Milwaukee, e përfundoi me përpjestimin 58-24 dhe në mbiluajtje u futën si skuadra më e mirë e pjesës së rregullt të sezonit.
 
Milëaukee  në pesë ndeshje e mundi Miami Heat, ndërsa a Budenholzer dhe skuadra e tij për të tretën herë eliminohen në “play off” edhe pse kampionatin e rregullt e mbyllnin në pozitën e parë. Sipas mediave amerikane, trajneri i deritanishëm i Milëaukee Bucks, në dy vitet e ardhshme duhej të përfitonte reth 16 milion dollar amerikan.