Antikorrupsioni, Grubi sillet në kundërshtim me Kodin etik

05.05.2023 15:28

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit...

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit vlerëson se zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, ka përdorur hapësirat e Ministrisë për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive për takime partiake dhe se ky veprim nuk është në përputhje me Kodin etik.

Me këtë rast antikorrupsioni kërkon që zëvendëskryeministrja për qeverisje të mirë, Sllavica Gërkovska, të veprojmë mbi këtë rast.

Antikorrupsionerët theksojnë se për këtë posedojnë dëshmi, ku shihet se në këto zyra lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka realizuar takime me përfaqësues ndërkombëtar.

“Linkun dhe fotografitë do t’i dorëzojmë. Duke pasur parasysh se një sjellje e tillë nga ana e zëvendëskryeministrit të Qeverisë, Artan Grubi, nuk është në pajtueshmëri me dispozitat e nenit 5, alinea 2, nenin 6, alinea 2 dhe nenit 13 nga Kodi për sjellje etike të anëtarëve të Qeverisë dhe bartësve të funksioneve publike të zgjedhur nga ana e Qeverisë dorëzojmë këtë informacion deri tek zëvendëskryeministrja, Sllavica Gërkovska të marrë masa konkrete në kuadër të kompetencave të saj.”, - deklaroi kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska.

Grubi: S'shoh përgjegjësi të madhe, ishin takime pune

Sugjerimet e Komisionit për Antikorrupsion i ka komentuar zëvendëskryeministri, Grubi. Ai nuk sheh përgjegjësi për takimet e realizuara në kabinetin e tij.

“Si duket është për shkak se ata nuk i fituan këto zyra. E kam këtë përshtypje. Ahmeti është deputet në Kuvendin e RMV-së, unë jam në kontakt dhe kam takime të përditshme me të. Ka takime të  realizuara edhe me një pjesë të shumicës parlamentare, koalicionit qeveritar. Këtu ka takime edhe me kryeministrin. Nuk shoh këtu ndonjë përgjegjësi të madhe.”, - theksoi zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

Grubi shtoi se në qoftë se dikush këto takime i sheh si problem, të njëjtat nuk do të përsëriten. (Florije Beluli Kamberi, TVM2)