Kompanitë nga Zona Zhvillimore rrisin kontributet në buxhet

05.05.2023 16:58

Zona Zhvillimore teknologjike industriale....

Zona Zhvillimore teknologjike industriale ka shënuar rritje të pagesave në buxhet nga ana e kompanive të cilat janë shfrytëzues të zonës. Vetëm në bazë të pagesave për kontribute dhe tatimit personal është shënuar rritje për 35 % në krahasim me vitin 2021.

Nëse në vitin 2021  rrogat në buxhet kanë qenë 2 miliard denarë, vitin e kaluar janë regjistruar 2.75 miliardë, gjegjësisht 750 milion më shumë mjete kanë hyrë në buxhet.

“Kjo rritje para se gjithash është si pasojë e rritjes së numrit të punëtorëve për 17% dhe përforcimit të dinamikës për rritje të pagave. Më gëzon ajo që kompanitë dalëngadalë po kthehen në nivelin e mëparshëm para pandemisë kur gjeneronin fitime, kështu që edhe në pjesën e punës së vet kompanive përskaj rritjes së pagave, por edhe shpenzimeve për materialet e para  kemi regjistruar neto fitim prej 10%.”, - deklaroi drejtor i Zonës Zhvillimore Teknologjike Industriale, Jovan Despotovski.

Sa i përket mungesës së fuqisë punëtore, Despotovski tha se në Zonën Zhvillimore nuk ka ndikuar aq shumë për shkak të rrogave më të mëdha, sesa në ekonominë nacionale.

“Përveç kualifikimeve po bëhet më aktuale edhe pyetja për kuantintet apo numër të njerëzve. Mund të them se pikërisht për shkak të rritjes së pagave dhe faktit se investitorët ekzistues kanë hyrë në cikle të reja të investimeve, të cilat sjellin teknologji të reja, por në të njëjtën kohë i bëjnë shfrytëzuesit tanë më konkurentë për të paguar paga më të larta, kështu që rreziku për mungesë të fuqisë punëtore është më pak i shprehur, sesa në ekonominë nacionale.”, - theksoi drejtori i Zonës Zhvillimore Teknologjike Industriale, Jovan Despotovski.

Despotovski shton se me kompanitë e huaja me të cilat kanë nënshkruar marrëveshje së shpejti pritet të fillojnë punimet në zona. Në këtë zonë industriale ndryshe janë të angazhuar diku rreth 20 mijë punëtorë. (Gazmend Kurtishi, TVM2)