United nuk fal, në çerekfinale përballet me Arsenalin

17.02.2015 15:25

Mançester United ka kaluar me sukses Prestonin mbrëmjen e djeshme, duke i mundur me rezultatin 3-1..

Gjithsesi, për ekipin e Van Galit nuk ishte aq e lehtë sa pritej. Pasi e mbyllën pjesën e parë në barazim pa gola, vendësit kaluan në avantazh vetëm dy minuta pasi kishin rizbritur në fushë.

Por, “djajtë” përmbysën gjithçka brenda kohës së rregullt. Ander Herrera, Maruan Felaini dhe Uejn Runi në fund me penallti bën që ekipi të sigurojë biletën për në raundin tjetër të Kupës së Angli. Shorti i ka vënë përballë një kundërshtari të fortë si Arsenali në çerekfinale.