Botë
Lufta në Sudan, palët do nisin bisedimet në Arabinë Saudite
06.05.2023 12:36
Arabia Saudite do të jetë nikoqire e një takimi sy më sy...

Arabia Saudite do të jetë nikoqire e një takimi sy më sy, në mes të palëve që janë përfshirë në luftimet në Sudan. Ky takim është planifikuar të realizohet, pas dështimit të disa armëpushimeve.
Në një deklaratë të përbashkët, të lëshuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite, është mirëpritur “faza paranegociuese” në Xhedah, në mes të ushtrisë sudaneze dhe grupit paraushtarak, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë.
Të premten, është raportuar se luftimet kanë vazhduar.
Ushtria sudaneze ka thënë se në bisedime do të shqyrtohen çështjet humanitare, derisa grupi RSF, nuk ka bërë ndonjë koment publik.
Si pasojë e luftimeve të ashpra, që janë duke vazhduar që tri javë, janë vrarë qindra persona dhe janë zhvendosur më shumë se 450.000 civilë.
Ata janë nisur kryesisht nëpër vendet fqinje.
