Etrit Berisha në formacionin e javës
17.02.2015 15:27
Etrit Berisha është përfshirë në formacionin e javës së 23 të Serie A nga faqja e njohur sportive goal.com....

Portieri i Kombëtares shqiptare ka treguar se është ai zgjedhja e duhur për portën e Lazio.
Berisha ka shmangur në disa raste golin në sfidën e vështirë me Udinese, e fituar me rezultatin 1 – 0 nga ekipi i tij.
Goal.com shkuan se Etriti e tregoi veten më të aftë se portieri i parë i Lazio, Federico Marchetti. Kjo ka qenë sfida më e mirë e 25 vjeçarit në këtë sezon të Serie A.
Etrit Berisha ka luajtur vetëm 7 ndeshje në këtë kampionat, 6 prej të cila i ka nisur si titullar. Formacioni më i mirë nuk ka asnjë nga lojtarët e ekipeve që kryesojnë renditjen, pasi java e 23 në Serie A u shoqërua me surpriza me barazimet e Juventus e Roma.
