Botë

Kurorëzohet mbreti çarls III

06.05.2023 14:04

Mbreti Çarlsi III është kurorëzuar, në një ceremoni solemne në kishën Uestminster Abej të Londrës...

Ai është ulur në karrigen e kurorëzimit, ku është pajisur me të gjitha simbolet e mbretit.
 
Së pari, Mbretit iu dha një pallto e artë vezulluese për t'u veshur, e quajtur Supertunica, derisa më pas shpata e unaza mbretërore. 
 
Kryepeshkopi i Kantërburit gjatë dorëzimit të shpatës i tha që ta përdorë atë për të "bërë drejtësi, për të ndaluar rritjen e paudhësisë, për të mbrojtur Kishën e Shenjtë të Zotit dhe të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë".
 
Ndërkohë, në fund Mbretit Çarlsi III i është vendosur edhe kurora e Shën Eduardit mbi kokë nga kryepeshkopi i Kantërburit me thirrjen “Zot ruaje Mbretin”.
 
Më pas u dëgjuan këmbanat e abacisë, tingëlluan boritë dhe përshëndetjet me armë u dëgjuan në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
 
Kryepeshkopi me biblën në dorë i kërkoi Mbretit Çarlsi III të konfirmojë se ai do të mbështesë ligjin dhe Kishën e Anglisë gjatë mbretërimit të tij.
 
Momenti unik i betimit të Mbretit Charles, u shoqërua me zotimin e këtij të fundit se do të jetë një monark besnik.