Botë

Gjykata speciale, Dugolli: Hetime për masakrën e Dubravës

06.05.2023 16:16

Gjykatës Speciale duhet që menjëher ti fillojë hetimet për masakrën e burgut të Dubravës...

Gjykatës Speciale duhet që menjëher ti fillojë hetimet për masakrën e burgut të Dubravës, kështu ka bërrë të ditur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Enver Dugolli, dhe njëri nga të mbijetuarit e kësaj masakra.
 
Dugolli, ka bërë kërkesë publike për nisjen e hetimit të kësaj masakre nga Gjykata Speciale, dhe këtë e ka bërrë të ditur në një konferencë për media, të shtunën, në Kuvendin e Kosovës. Dugolli poashtu pohoi se ai personalishtë para një jave iu ka drejtuar Gjykatës Speciale me kërkesë zyrtare që të fillojë hetimet për këtë krim.
 
“Kërkesa ime është ndaj prokurorit special të Gjykatës Speciale që të nisë hetime sepse kam dëshmi të mjaftueshme për t’u zhvilluar hetimet dhe për t’u ngritur aktakuza në lidhje edhe me këtë masakër. Nëse Gjykata Speciale nuk është një etnike, atëherë nuk ka arsye që të mos kryhen hetimet për këtë krim”, u shpreh deputeti i LVV, Enver Dugolli.
 
Deputeti shtoi se ai posedon shumë dëshmi të cilat pasi ti fillon gjykimi do ti dorëzon deri tek Gjykata Speciale, e të cilat sipas tij do të ishin të mjaftueshme që kjo Gjykatë të nis hetimin mbi këtë masakër. Ai theksoi se është në dorën e prokurorit të vendosë nëse do të fillojë hetime në lidhje me këtë masakër dhe të dëshmojë nëse është apo jo kjo gjykatë një etnike.
 
“Faktet janë se në atë masakër janë ekzekutuar 116 të burgosur dhe një i zhdukur sikurse Ukshin Hoti. Janë dëshmitarët që ende janë gjallë dhe plagët e tyre flasin vet. Madje këta dëshmitarë nuk kanë nevojë as për mbrojtje të identitetit. I mbaj mend edhe emrat që i kanë urdhëruar dhe kryer këto krime, theksoi Dugolli, i cili është njëri nga dëshmitarët e kësaj masakre”, tha tutje Dugolli.
 
Dugolli thellë beson se Gjykata Speciale nuk do të mbanë anë, dhe sikurse e ka parë të rrugës të hapë dëshmi për shumë raste, do të hapë një procedurë hetimore edhe për këtë masakër. 
 
FITIM KRYEZIU