Maqedoni

7 Maji, dita e policisë, Spasovski: Uniformat blu në krye të detyrës

06.05.2023 17:44

Rritja e sigurisë dhe ulja e krimit në vend mbetet prioritet i policisë...

Ministri i brendshëm Oliver Spasovski me rastin e 7 Majit ditës së policisë, theksoi se është investuar në polici efektive që ata të jenë në krye të detyrës duke ruajtur rendin dhe sigurinë e qytetarëve.
 
“Sot me kënaqësi mund të them se policia është e qytetarëve, por e pakompromis ndaj krimit. Veprimi i saj efektiv nga viti në vit po rritet, ndërkohë me këtë po rritet besimi në institucione. Për këtë flasin rezultatet. Maqedonia e Veriut është vendi më i sigurt në Ballkanin Perëndimor, në grupin e 36 vendeve më të sgurta të botës”, u shpreh ministri i brendshëm Oliver Spasovski
 
Sipas Spasovskit pjesëtarët e policisë të cilët kanë dhënë jetën e tyre në krye të detyrës mbeten inspirim i përhershëm për të gjithë.
 
“Të nderuar kolegë ju jeni simbol i besimit në institucione. Uniforma e policisë ndjell sigurinë te qytetarët përgjatë sigurisë në trafik, konteste pronësore, misione shpëtimi, ose ndonjë aksion më kompleks sikurse luftimi i trafikimit me substanca narkotike, migrimit jolegal ose qwrim hesapesh me grupe kriminale. Për gjitha këto aktivitete kontributi është i madh me rrezikun në vete”, theksoi Spasovski.
 
Ministria e Brendshme vlerëson se policia e përmbylli vitin 2022 me rezultatet më të mira brenda 30 viteve funksionim. Investimi në polici është i vazhdueshëm. Policët në 80 stacione punojnë në ambiente të renovuara, me uniforma të reja si dhe paga më të larta.
 
MERAL ISMAILI