Maqedoni

Dita e evropës 2023, shtëpia e oficerëve bëhet shtëpia e evropës

06.05.2023 18:06

Shtëpia e Oficerëve në Manastir është shndëruar në Shtëpinë e Evropës...

Objekti u hap zyrtarisht në kuadër të aktiviteteve të Ditës së Evropës 2023. Ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Gir, tha se Shtëpia e Oficerëve në Manastir është zgjedhur për Shtëpi e Evropës për faktin se BE-ja e vlerëson trashëgiminë kulturore.
 
“Bukuria klasike e Shtëpisë së Oficerëve dhe bukuria moderne e Shtëpisë së Evropës rezultojnë në një arkitekturë, dizajn dhe audiencë harmonike elektrik. Sepse BE-ja thotë në sloganin e saj më të popullarizuar se e bashkon diversiteti. I bashkon gjuhët, kulturat dhe historinë”, tha Gir.
 
Për zëvendëskryeministrin Bytyqi, kjo është një ditë e lumtur sepse ky objekt i rikonstruktuar impozant, i cili ishte lënë pas dore për shumë vite dhe jepte një imazh të keq, sot përpos që përfaqëson një objekt që e gëzojnë jo vetëm manastirasit, por edhe turistët që vijnë në Manastir, dhe do të jetë edhe dritarja e të rinjve të Manastirit drejt BE-së.
 
“Shtëpia e Evropës” është porta dhe dritarja e Manastirit drejt BE-së. Në Shtëpinë e Evropës, të rinjtë e Manastirit në vitet e ardhshme do të krijojnë rrjete të rëndësishme për krijimin e partneriteteve me të rinjtë në BE dhe për këtë arsye kjo shtëpi e re e Evropës do të jetë e hapur për të rinjtë, por edhe për artistët dhe qytetarët e tjerë”, tha Bytyqi në mesazhin e tij. 
 
Zëvendëskryeministri Bytyqi falënderoi ambasadorin Gir për rikonstruimin e Shtëpisë së Oficerëve me fonde të Bashkimit Evropian.
 
Rikonstruimi i objektit me rrethinë ka kushtuar 59 milionë denarë (rreth 960.000 euro), prej të cilave 53 milionë denarë janë siguruar nga projekti për konkurrueshmëri lokale dhe rajonale përmes fondeve të BE-së.
 
FARIJE DAUTI BAKIU