Championsi rikthehet me super përballje

17.02.2015 15:35

Emocionet e ligës më të fortë në Evropë, Ligës së Kampionëve rikthehen sonte me super përballje....

Garat e elitës së futbollit evropiane, tashmë kanë hyr në fazën më joshëse dhe interesante.

Pas disa muajve pushim, Championsi rikthehet sonte me dy super ndeshje.

Pa dyshim se kryesfida do të luhet në “Parkun e Princave”, ku do të ballafaqohen PSG dhe Chelsea.

Përballja mes këtyre dy skuadrave të mëdha evropiane, pritet te dhurojë një ndeshje të madhe për shkak se të dy skuadrat synojnë që të shkojnë sa më lartë në këtë gare atraktive.

Zlatan Ibrahimoviç më shokë do të mundohet të ndalë formën e mirë të skuadrës së Jose Mourinhos.

Ndërkohë, në Ukrainë Shakhtari do të presë Bayernin. Gjermanët shihen si favoritë dhe një sinjal për rikthimin në lojën e tyre e dhanë edhe në ndeshjen e luajtur në fundjavë përballë Hamburgut në Bundesliga, ku e fituan me rezultatin 8-0.

Kurse, të mërkurën, luhen dy sfidat e tjera, Bazel-Porto dhe Schalke-Real Madrid, ndërsa java tjetër rezervon sfida më të ekuilibruara, Manchester City-Barcelona, Juventus-Dortmund, Arsenal-Monaco dhe Leverkusen-Atletico Madrid.