Botë
Aksident fatal në Turqi, mbi 12 persona humbin jetën
07.05.2023 13:57
Të paktën 12 persona humbën jetën dhe 31 të tjerë janë plagosur në një aksident automobilistik...

Të paktën 12 persona humbën jetën dhe 31 të tjerë janë plagosur në një aksident automobilistik, në provincën Hatay të Turqisë jugore.
Sipas mediave turke, shoferi i një kamioni ka humbur kontrollin e mjetit të tij, duke bërë që ai të hyjë në trafikun përballë dhe të përplaset me nëntë makina dhe dy mikrobusë.
Kamioni dhe një autobus janë përfshirë nga flakët. “Një zjarr shpërtheu në një kamion dhe një autobus. Dymbëdhjetë bashkëqytetarë tanë humbën jetën dhe 31 të tjerë u plagosën, tre prej tyre rëndë, në një aksident automobilistik në zonën e Topbogazit, pranë Antakias,” Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca në një postim në Tuiter.
Në vendngjarje shkuan forcat, si dhe autoambulanca për të transportuar të plagosurit në spitale.
