Botë

Draft-statuti për Asociacionin, Kurti: Ekipit menaxhues i ka përfunduar misioni

07.05.2023 15:03

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka ripërsëritur se në draftstatutin për Asociacion...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka ripërsëritur se në draftstatutin për Asociacion i prezantuar në Bruksel nga ekipi menexhues, bëhej fjalë për një dëshirë për një ‘Republikë Serbska’, në Kosovë.
 
“Ne me durim dhe vëmendje e dëgjuam ekipin menaxhues, ka qenë kërkesë e miqve tanë amerikanë dhe evropianë, që ta dëgjojmë prezantimin që do ta bëj ekipi menaxhues, nuk kemi qenë të kënaqur me faktin që ky ekipi menaxhues nuk takoi së pari, ministrin tonë Elbert Krasniqi, që vjen nga komuniteti jo shumicë, nga komuniteti egjiptian, përkundër ftesës që ky u kishte bërë, për takim më 18 prill. Sidoqoft ne shkuam në Bruksel, e dëgjuam prezantimin e draftstatutit nga ekipi menaxhues. Ne e kishim shumë të qartë se bëhej fjalë nga një dëshirë të madhe për një ‘Republikë Serbska’, në Kosovë“, tha Kurti për gazetarë pas konferencës së Fondit Sovran të Kosovës.
 
Kurti tha se në takimin e Brukselit ka prezantuar vizionin, duke marrë modelin e Kroacisë.
 
“Ndërmjetësit nuk dhanë vlerësim për atë, mirëpo pala serbe nuk pranoi as ta marrë për lexim. Nëse Serbia e ka pranuar këtë gjë me Kroacinë, konsiderojmë që do të duhet ta pranojë edhe me ne.’ - ka deklaruar kryeministri I Republikës së Kovës, Albin Kurti.