Maqedoni

Ndryshimet kushtetuese, Lloga pret mbështetje edhe nga VMRO DPMNE

07.05.2023 16:09

Për Ministrin e Drejtësisë Krenar Lloga, Preambulla e Kushtetutës do të mbetet prioritet i parë...

Për Ministrin e Drejtësisë Krenar Lloga, Preambulla e Kushtetutës do të mbetet prioritet i parë i grupit punues që do të përgatisë amendamentet kushtetuese, dhe i njejti si version final shumë shpejtë pritet të paraqitet në opinion, tha mes tjerash ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
 
Ai pret mbështetje nga VMRO-DPMNE, edhe pse opozita nuk ka dërguar përfaqësues në grupin punues, të bëhet pjesë e këtyre ndryshimeve, sepse sipas Llogës së paku në dy raste lideri i VMRO-DPMNE-së ka pohuar se do t’i përkrah ndryshimet kushtetuese, nëse sigurohet garancione të fuqishme nga faktori ndërkombëtar, dhe nëse merret për model kushtetuta e Kroacisë. 
 
“Mua më vije keq që VMRO-DPMNE nuk është pjesë e këtij grupi punues, dhe I thërras të bëhen pjes e këtij suksese, me integrimin e vendit tonë në BE. Unë thellë besoj se nëse VMRO-DPMNE-ja në tërrësi nuk mund të gjen forcë dhe të sheh përgjegjësi si njëra nga subjektet më të mëdha opozitare në vend, besoj se brenda për brenda VMRO-DPMNE-së, do të gjenden deputet të cilët do të dinë ta vlerësojnë momentin historik, dhe të kuptojnë se ardhmëria jonë nuk ka opsion tjetër”, u shpreh ministri i Drejtësisë Krenar Lloga.
 
Lloga poashtu pohoi se me hapjen e kushtetutës mund të përfshihen edhe tema të tjera, por cdoherë nëse gjendet konsenzus politik në mes subjekteve më të mëdha politike në vend, duke mos përjashtuar as largimi e termin 20 për qind për shqiptarët, duke thekësuar se kjo temë do të hapet tek grupi punues.
 
“Mbetët prioritet preambulla e kushtetutës, por edhe çështjet tjera nëse gjendet koncenzus politik. Ne e kemi si kusht preambullën e Kushtetutës, dhe atë do të duhet patjetër ta mbarojmë, ndërsa çështjet tjera janë dakordim në mes subjekteve politike, çështja e 20 përqindëshit do të hapet si temë në grupin punues”, theksoi Lloga.
 
Lloga konsideron se, nëse lidershipi i VMRO-DPMNE-së nuk bëhet pjesë e ndryshime, do të gjenden deputetë të cilën do ta bejnë atë.
 
FITIM KRYEZIU